Atij që shkon në një vend dhe thotë: “Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut kundër së keqes që ka krijuar)!", nuk i bën dëm asgjë derisa të largohet nga ai vend

Atij që shkon në një vend dhe thotë: “Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut kundër së keqes që ka krijuar)!", nuk i bën dëm asgjë derisa të largohet nga ai vend

Havle bint Hakim Sulejmije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Atij që shkon në një vend dhe thotë: “Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut kundër së keqes që ka krijuar)!", nuk i bën dëm asgjë derisa të largohet nga ai vend."

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith e udhëzon umetin e tij që të kapet dhe të kërkojë strehim të dobishëm, përmes të cilit mënjanohet çdo e keqe, prej së cilës frikësohet njeriu, atëherë kur të vendoset në një vend në tokë, qoftë në udhëtim, qoftë në piknik e të ngjashme. Pra, të kapet fort dhe të strehohet përmes fjalëve të Allahut, të cilat janë të përkryera në vlerën, begatinë dhe dobinë e saj, të cilat janë larg çdo të mete dhe mangësie, që ta ruajë Ai nga keqja e çdo krijese që përmban të keqen, kështu që ai është i sigurt në atë vend nga çdo gjë që dëmton, përderisa qëndron aty.

فوائد الحديث

Kërkimbrojtja është adhurim, e ajo bëhet duke kërkuar mbrojtje përmes Allahut të Lartësuar, përmes emrave të Tij ose përmes cilësive të Tij.

Lejohet kërkimbrojtja përmes Fjalës së Allahut, sepse ajo është një prej cilësive të Tij, ndryshe nga kërkimbrojtja përmes ndonjë krijese, kushdo qoftë, e cila është shirk.

Vlera dhe begatia e kësaj lutjeje.

Fortifikimi përmes dhikrit (përmendjes së Allahut) është arsye për ta mbrojtur robin nga të këqijat.

Kërkimbrojtja përmes dikujt tjetër pos Allahut, bie fjala, prej xhinëve, magjistarëve, gënjeshtarëve e të tjerëve, është e kotë.

Kjo lutje është e ligjësuar të thuhet kur dikush shkon dhe qëndron në ndonjë vend, qoftë kur është vendas, qoftë udhëtar.

التصنيفات

Dhikri lidhur me gjërat e papritura