إعدادات العرض
"O i Dërguari i Allahut, nuk kam lënë asnjë gjynah të vogël e të madh pa e kryer." Ai i tha: "A nuk dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që meriton adhurimin dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut?
"O i Dërguari i Allahut, nuk kam lënë asnjë gjynah të vogël e të madh pa e kryer." Ai i tha: "A nuk dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që meriton adhurimin dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut?
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, nuk kam lënë asnjë gjynah të vogël e të madh pa e kryer." Ai i tha: "A nuk dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që meriton adhurimin dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut?" Ai e përsëriti pyetjen tri herë. Ai iu përgjigj: "Po." Kështu, Profeti ﷺ i tha: "Kjo i mund (shlyen) ato."
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Kurdî Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy or Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Moore Oromoo Wolof Soomaali Tagalog Français Azərbaycan Українська bm தமிழ் Deutsch ქართული Português Македонски Magyar فارسی Русский 中文الشرح
Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, unë i kam bërë të gjitha mëkatet dhe nuk kam lënë pa bërë asnjë mëkat të vogël e as të madh! A më falen mëkatet? Profeti ﷺ i tha: "A nuk dëshmon se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut që meriton adhurimin dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut?" Këtë ia përsëriti tri herë. Ai u përgjigj: "Po." Profeti ﷺ ia tregoi vlerën e shehadetit: se ai i shlyen të këqijat dhe se pendimi i shlyen gjynahet e kaluara.فوائد الحديث
Madhështia e shehadetit (la ilahe il-lallah, Muhamed resulullah) dhe epërsia e tij ndaj gjynaheve, për atë që e thotë me sinqeritet nga zemra.
Islami i shlyen gjynahet e kaluara.
Pendimi i sinqertë i fshin gjynahet e kaluara.
Përsëritja e çështjes gjatë mësimdhënies është nga udhëzimi i Profetit ﷺ.
Vlera e shehadetit dhe se ai është shkak i shpëtimit nga mosqëndrimi i përhershëm në Zjarr.
التصنيفات
Vlera e teuhidit