إعدادات العرض
“Unë do të jem te Hauzi dhe do t'i shoh ata prej jush që do të vijnë tek unë. Disa njerëz do të pengohen të vijnë tek unë, andaj unë do të them: "O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!
“Unë do të jem te Hauzi dhe do t'i shoh ata prej jush që do të vijnë tek unë. Disa njerëz do të pengohen të vijnë tek unë, andaj unë do të them: "O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!
Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Unë do të jem te Hauzi dhe do t'i shoh ata prej jush që do të vijnë tek unë. Disa njerëz do të pengohen të vijnë tek unë, andaj unë do të them: "O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!" Atëherë më thuhet: "A e di çfarë kanë vepruar pas teje? Për Allahun, ata janë kthyer në besimin e mëhershëm (janë bërë renegatë).”
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy or Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Moore Kurdî Oromoo Wolof Soomaali Français Azərbaycan Tagalog Українська தமிழ் bm Deutsch ქართული Português Македонски Magyar فارسی Русский 中文الشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se në Ditën e Kiametit do të jetë te Hauzi i tij, në mënyrë që t'i shohë kush nga umeti i tij do të shkojë te Hauzi. Afër Profetit ﷺ disa njerëz do të pengohen, ndërsa ai do të thotë: "O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!" Atëherë i thuhet: "A e di se çfarë bënë ata pas teje? Pasha Allahun, ata e kthyen shpinën dhe e braktisën fenë e tyre, prandaj nuk janë prej teje e as prej umetit tënd."فوائد الحديث
Mëshira dhe interesimi i Profetit ﷺ ndaj umetit të tij.
Rreziku i kundërshtimit të asaj në të cilën ishte Profeti ﷺ.
Inkurajimi për t'u kapur fort për Sunetin e Profetit ﷺ.