إعدادات العرض
Muslimani (i vërtetë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt dhe mërgimtar (i vërtetë) është ai i cili i braktis gjërat që Allahu i ka ndaluar
Muslimani (i vërtetë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt dhe mërgimtar (i vërtetë) është ai i cili i braktis gjërat që Allahu i ka ndaluar
Nga Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Muslimani (i vërtetë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt dhe mërgimtar (i vërtetë) është ai i cili i braktis gjërat që Allahu i ka ndaluar."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt Hausa Kurdî Português සිංහල Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە Kiswahili پښتو অসমীয়া دری Malagasy or Čeština नेपाली Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు ไทย Српски മലയാളം Кыргызча Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Wolof Magyar ქართული Moore Українська Македонски Azərbaycan Lietuviųالشرح
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se muslimani i përsosur është ai nga gjuha e të cilit muslimanët janë të sigurt, duke mos i sharë, mallkuar, përgojuar dhe duke mos përhapur me gjuhën e tij midis tyre asgjë që i shqetëson ata. Si dhe janë të sigurt nga dora e tij, duke mos i dhunuar ata dhe duke mos ua marrë pasurinë padrejtësisht, dhe duke mos u bërë padrejtësi të tjera të ngjashme me këto. Ndërsa mërgimtar i vërtetë është ai i cili braktis gjërat që Allahu i ka bërë të paligjshme.فوائد الحديث
Islami plotësohet vetëm kur njeriu nuk i shqetëson të tjerët si nga ana materiale, po ashtu dhe nga ana shpirtërore.
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka përmendur gjuhën dhe dorën në veçanti, ngaqë shumica e gabimeve, e dëmeve dhe e ligësive kryhen nëpërmjet tyre.
Nxitja për të braktisur mëkatet dhe për t'ju përmbajtur urdhëresave të Allahut të Madhëruar.
Muslimani më i mirë është ai i cili i përmbush detyrimet e Allahut dhe detyrimet e muslimanëve njëkohësisht.
Dhunimi mund të jetë me fjalë ose me gojë.
Mërgimi i përsosur është lënia e gjërave që Allahu i Madhëruar i ka ndaluar.