Ena më e keqe që mbush njeriu është vetë barku (i tij). Njeriut i mjaftojnë ca kafshata që ta mbajë trupin e tij, por në qoftë se i duhet të hajë patjetër më shumë, atëherë le ta lërë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për…

Ena më e keqe që mbush njeriu është vetë barku (i tij). Njeriut i mjaftojnë ca kafshata që ta mbajë trupin e tij, por në qoftë se i duhet të hajë patjetër më shumë, atëherë le ta lërë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”

Mikdad ibën Madikeribi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Ena më e keqe që mbush njeriu është vetë barku (i tij). Njeriut i mjaftojnë ca kafshata që ta mbajë trupin e tij, por në qoftë se i duhet të hajë patjetër më shumë, atëherë le ta lërë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”

[Ky hadith është sahih]

الشرح

Profeti fisnik ﷺ na udhëzon drejt një prej parimeve kryesore të mjekësisë, i cili është parandalimi që shërben për të ruajtur shëndetin e njeriut duke ngrënë sa më pak. Njeriu duhet të hajë aq sa i mjafton për të shuar urinë dhe për të marrë fuqi për të përmbushur përgjegjësitë. Vërtet, enë më e keqe që mund të mbushet është barku, për shkak të sëmundjeve të rrezikshme, të panumërta, të cilat shfaqen menjëherë ose pas një kohe të caktuar dhe prekin pjesët e jashtme të trupit ose pjesët e brendshme. Pastaj, Profeti ﷺ tha se nëse njeriu patjetër duhet të ngopet, atëherë le ta ndajë stomakun e tij në tri pjesë; një të tretën për ushqim, një të tretën tjetër për pijen dhe një të tretën tjetër për frymëmarrjen, në mënyrë që të mos rëndohet apo të dëmtohet ose të ndiejë përtaci në kryerjen e detyrimeve fetare dhe materiale.

فوائد الحديث

Mosteprimi në të ngrënë e të pirë është një parim që i përmbledh të gjitha parimet e mjekësisë, për shkak të sëmundjeve dhe të këqijave që sjell ngopja e tepërt.

Qëllimi i të ngrënit është ruajtja e shëndetit dhe forcës, te të cilat varet mbarëvajtja e jetës.

Mbushja e barkut me ushqim ka dëm në aspektin trupor dhe fetar. Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Ruajuni mbushjes së barkut, sepse ajo shkatërron trupin dhe shkakton përtaci për faljen e namazit."

Të ngrënit, nga aspekti i dispozitës, ndahet në disa lloje:

1. Obligim. Ky, është ai ushqim me të cilin ruhet jeta dhe lënia e tij sjell dëm. 2. I lejuar. Ky, është ai ushqim që është më tepër se sasia e domosdoshme, dhe nga i cili nuk frikësohemi se mund të na bëjë dëm. 3. I papëlqyer. Ky është ai ushqim nga i cili frikësohemi se mund të na bëjë dëm. 4. I ndaluar. Ky është ai ushqim nga i cili dihet se na sjell dëm. 5. I pëlqyer. Ky është ai ushqim i cili e ndihmon njeriun të përmbushë adhurimet dhe urdhërat e Allahut. Të gjitha këto janë përmbledhur në hadithin në fjalë në tri shkallë: E para: Mbushja e barkut. E dyta: Disa kafshata që mbajnë trupin. E treta: Fjala e Profetit ﷺ: "Një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.” Dhe të gjitha këto lloje që përmendëm lidhen me rastin kur ushqimi është hallall në vetvete.

Hadithi është një prej parimeve themelore të mjekësisë, dhe meqë shkenca e mjekësisë sillet rreth tri parimeve: ruajtjes së forcës, dietës dhe pastrimit të trupit, hadithi i ka përfshirë dy të parat prej tyre, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: "Hani e pini, por mos e teproni. Vërtet, Ai nuk i do ata që e teprojnë." (El Araf, 31)

Hadithi tregon për përsosmërinë e kësaj feje për faktin se ajo ka shpjeguar dobitë e njeriut në fenë dhe jetën e tij.

Bazat e mjekësisë dhe disa lloje të saj bëjnë pjesë në shkencat e fesë islame, ashtu siç kanë ardhur transmetime për mjaltin dhe farën e zezë.

Dispozitat e fesë përmbajnë urtësi të ndryshme dhe ato janë të ndërtuara mbi shmangien e dëmeve dhe sjelljen e dobive.

التصنيفات

Përbuzja e egos dhe dëshirave të ndaluara