إعدادات العرض
Çdo njeriu, të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish, që vdes duke e mashtruar tufën e vet, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin
Çdo njeriu, të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish, që vdes duke e mashtruar tufën e vet, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin
Makil ibn Jesar Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Çdo njeriu, të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish, që vdes duke e mashtruar tufën e vet, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە සිංහල ไทย دری Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Oromoo Wolof Soomaali Malagasy Български Українська Azərbaycan ქართული lnالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se secilin që Allahu i Lartësuar e ka bërë udhëheqës dhe përgjegjës mbi njerëzit, qoftë ajo udhëheqësi e përgjithshme, si të qenët prijës, qoftë udhëheqësi e veçantë, si burri në shtëpinë e tij dhe një grua në shtëpinë e saj, kështu që tregohet i mangët në të drejtat e tufës së tij: i mashtron dhe nuk tregohet i çiltër me ta, e kështu ua humb të drejtat e fesë dhe të kësaj bote, i tilli e meriton këtë dënim të rëndë.فوائد الحديث
Ky kërcënim nuk është i veçantë për imamin e madh dhe zëvendësit e tij, por është i përgjithshëm për të gjithë ata që Allahu i ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish.
Është obligim për secilin që është caktuar të bëjë diçka në punët e muslimanëve, të jetë i çiltër dhe t'i këshillojë, të përpiqet për të përmbushur amanetin dhe të ruhet nga tradhtia.
Përgjegjësia e madhe e çdo përgjegjësi të ndonjë tufe njerëzish, qoftë publike, qoftë private, qoftë e madhe, qoftë e vogël.
التصنيفات
Politika sheriatike