إعدادات العرض
se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në atë rast ka thënë: "Më së shumti në Xhenet fut devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë
se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në atë rast ka thënë: "Më së shumti në Xhenet fut devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë
Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Xhenet, e në atë rast ka thënë: "Më së shumti në Xhenet fut devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë." Gjithashtu është pyetur për gjërat që më së shumti i fusin njerëzit në Zjarr, e në atë rast ka thënë: "Goja dhe organi gjenital."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Kiswahili தமிழ் دری Fulfulde Magyar ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Oromoo Wolof Soomaali Български Українська Azərbaycan ქართული Lingala тоҷикӣ Македонски bmالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se dy janë shkaqet më të mëdha që e fusin (besimtarin) në Xhenet, të cilat janë: Devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë. Devotshmëria ndaj Allahut (takvallëku) nënkupton që ndërmjet teje dhe dënimit të Allahut të vendosësh mburojë, gjë që arrihet duke i kryer urdhrat dhe duke iu shmangur ndalesave. Sjellja e mirë nënkupton që (besimtari) të jetë i buzëqeshur, të bëjë mirë dhe ta largojë pengesën (nga të tjerët). Dy shkaqe janë kryesoret që fusin në Zjarr, të cilat janë: Gjuha dhe organi gjenital. Prej mëkateve që i bën gjuha, janë: gënjeshtra, përgojimi, bartja e fjalëve e të tjera. Prej mëkateve që i bën organi gjenital janë: kurvëria, homoseksualizmi e të tjera.فوائد الحديث
Hyrja në Xhenet ka shkaqe që lidhen me Allahun e Lartësuar, ku bën pjesë: devotshmëria ndaj Allahut dhe shkaqe që lidhen me njerëzit, ku hyn sjellja e mirë.
Rreziku i gjuhës për vetë njeriun dhe se ajo është nga shkaqet e futjes në Zjarr.
Rreziku i epsheve dhe veprimeve të turpshme për njerëzit, dhe se ato janë ndër shkaqet që më së shumti fusin në Zjarr.