إعدادات العرض
“Jepjani pjesën e trashëgimisë atyre që u takon, e ajo që tepron, i përket mashkullit më të afërt.”
“Jepjani pjesën e trashëgimisë atyre që u takon, e ajo që tepron, i përket mashkullit më të afërt.”
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Jepjani pjesën e trashëgimisë atyre që u takon, e ajo që tepron, i përket mashkullit më të afërt.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português Русский Македонски नेपाली دری پښتو ગુજરાતી ភាសាខ្មែរ Українська Čeština Српски Kurdî ქართული Magyar ਪੰਜਾਬੀ Kiswahili ಕನ್ನಡ മലയാളം тоҷикӣ kmr සිංහල తెలుగుالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith i urdhëron ata që merren me ndarjen e trashëgimisë që ta shpërndajnë atë tek ata që e meritojnë, në mënyrë të drejtë dhe sipas ligjit fetar, ashtu siç e ka caktuar Allahu i Lartësuar. Përfituesve të pjesëve të caktuara u jepen pjesët e tyre të përmendura në Librin e Allahut, të cilat janë: dy të tretat, një e treta, një e gjashta, gjysma, një e katërta dhe një e teta. Ajo që mbetet pas tyre, u jepet më të afërmve të të vdekurit nga meshkujt, të cilët quhen "asabe".فوائد الحديث
Hadithi është rregull bazë në ndarjen e pasurisë së lënë pas vdekjes.
Ndarja e trashëgimisë fillon me ata që kanë pjesë të përcaktuara me tekst fetar.
Ajo që mbetet pas ndarjes së pjesëve të pëcaktuara, u takon të afërmve të të vdekurit nga meshkujt.
I jepet përparësi të afërtit, pastaj të largëtit. Andaj, një trashëgimtar mashkull i largët, si xhaxhai, nuk trashëgon nëse ekziston një trashëgimtar i afërt, si babai.
Të afërmve të të vdekurit nga meshkujt nuk i takon asgjë, nëse pjesët e përcaktuara e përfshijnë të gjithë trashëgiminë, domethënë nuk mbetet më asgjë prej saj.
