إعدادات العرض
Ai që vret një person që është në besë (të ndonjë muslimani), nuk do ta ndiejë aromën e Xhenetit, ndonëse aroma e tij ndihet dyzet vjet larg
Ai që vret një person që është në besë (të ndonjë muslimani), nuk do ta ndiejë aromën e Xhenetit, ndonëse aroma e tij ndihet dyzet vjet larg
Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Ai që vret një person që është në besë (të ndonjë muslimani), nuk do ta ndiejë aromën e Xhenetit, ndonëse aroma e tij ndihet dyzet vjet larg."
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Русский हिन्दी Bahasa Indonesia 中文 বাংলা اردو Español Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ ไทย 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Türkçe Hausa دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली Italiano or ಕನ್ನಡ Oromoo Română Soomaali Српски Wolof Українська Tagalog Moore Malagasy Azərbaycan ქართული Magyar mrالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron kërcënimin e rëndë për këdo që vret një person që është në besë (ar. muahed), respektivisht një jobesimtar që hyn në vatrën islame me besëlidhje dhe siguri, se nuk do të ndiejë aromën e Xhenetit, ndonëse aroma e tij ndihet në një distancë prej dyzet vjetësh udhëtimi.فوائد الحديث
Është e ndaluar vrasja e jomuslimanëve, siç janë: muahedi (personi që është në besë, dhimiu (qytetari jomusliman që jeton në tokën islame) dhe mustemeni (i siguruari) dhe se ky është mëkat i madh.
Muahed quhet ai jobesimtar të cilit i është marrë besëlidhja dhe banon në vendin e tij: ai nuk i lufton muslimanët dhe ata nuk e luftojnë atë. Dhimiu është ai që vendoset në shtetin e muslimanëve dhe e jep xhizjen (taksën vjetore). Mustemeni është ai që hyn në shtetin e muslimanëve me një besëlidhje dhe siguri për një kohë të caktuar.
Paralajmërim kundër tradhtisë ndaj besëlidhjeve me jomuslimanët.