“Allahu nuk i pakëson besimtarit asnjë vepër të mirë: për to i jep të mira në këtë botë dhe e shpërblen në botën tjetër

“Allahu nuk i pakëson besimtarit asnjë vepër të mirë: për to i jep të mira në këtë botë dhe e shpërblen në botën tjetër

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu nuk i pakëson besimtarit asnjë vepër të mirë: për to i jep të mira në këtë botë dhe e shpërblen në botën tjetër, kurse jobesimtarit për të mirat që i ka bërë për hir të Allahut, i jepen të mira në këtë botë, e, kur kalon në botën tjetër, nuk do të ketë asnjë të mirë që të shpërblehet për të.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron mirësinë e madhe të Allahut ndaj besimtarëve dhe drejtësinë e Tij ndaj jobesimtarëve. Sa i përket besimtarit, shpërblimi për veprat e tij të mira nuk i pakësohet, përkundrazi, atij do t'i jepen të mira në këtë botë për adhurimin e tij, së bashku me shpërblim që do t'i ruhet për në botën tjetër. Ndodh që i gjithë shpërblimi mund t'i ruhet në botën tjetër. Ndërkaq, sa i përket jobesimtarit, Allahu do ta shpërblejë për veprat e mira që ka bërë, me të mirat e kësaj bote, e, kur kalon në botën tjetër, nuk do të ketë asnjë sevap për të cilin do të shpërblehet, sepse një vepër e mirë që bën dobi në të dyja botët, medoemos duhet të bëhet nga një besimtar.

فوائد الحديث

Atij që vdes në mosbesim, nuk i bën dobi asnjë vepër.

التصنيفات

Teuhidi i emrave dhe cilësive të Allahut, Jeta e amshuar, Islami