“Kur njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e pengojnë (nga zullumi), ka të ngjarë që Allahu t'i ndëshkojë të gjithë

“Kur njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e pengojnë (nga zullumi), ka të ngjarë që Allahu t'i ndëshkojë të gjithë

Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “O njerëz, ju e lexoni këtë ajet: "O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur, nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë." (El Maide, 105) Por unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Kur njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e pengojnë (nga zullumi), ka të ngjarë që Allahu t'i ndëshkojë të gjithë."

[Ky hadith është sahih]

الشرح

Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njerëzit e lexojnë këtë ajet: "O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur, nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë." (El Maide, 105) Ata kuptuan prej ajetit se njeriu duhet të përpiqet vetëm për të përmirësuar veten e vet dhe se ai nuk do të dëmtohet më pas nga devijimi i atyre që kanë humbur rrugën e drejtë, dhe se prej tyre nuk kërkohet që të urdhërojnë për mirë dhe të ndalojnë nga e keqja! Andaj, ai u tregoi se nuk është kështu dhe se ai e kishte dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: nëse njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e pengojnë atë nga zullumi i tij, ndrëkohë që kanë mundësi për ta penguar atë, ka të ngjarë që Allahut t'i përfshijë me dënim të gjithë: vepruesin e së keqes dhe atë që hesht ndaj saj.

فوائد الحديث

Është obligim për muslimanët që të këshillojnë njëri-tjetrin dhe të urdhërojnë për mirë dhe të ndalojnë nga e keqja.

Ndëshkimi i përgjithshëm i Allahut e përfshin zullumqarin ngase ka bërë zullum dhe e përfshin dhe atë që nuk e ka kritikuar nëse ka pasur mundësi ta kritikojë.

Ti jepet mësim popullit dhe t'i shpjegohen tekstet kuranore në mënyrën e duhur.

Njeriu duhet të interesohet që ta kuptojë Librin e Allahut të Latmadhëruar siç duhet, në mënyrë që të mos e kuptojë atë në një formë tjetër nga ajo që dëshiron Allahu i Lartësuar.

Nuk arrihet udhëzimi nëse lihet detyra e urdhërimit për mirë dhe ndalimit nga e keqja.

Komentimi i saktë i ajetit është: Bëni çmos që ta ruani veten nga mëkatet, e, nëse e ruani veten, atëherë nuk do t'ju dëmtojë devijimi i atyre që kanë devijuar, të cilët veprojnë gjëra të ndaluara, nëse nuk jeni në gjendje të urdhëroni për mirë dhe të ndaloni nga e keqja dhe nëse ju nuk i veproni vetë ato.

التصنيفات

Dispozita e urdhërimit për të mirën dhe e ndalimit nga e keqja