إعدادات العرض
Kushdo që udhëzon dikë për një punë të mirë, do ta ketë shpërblimin të njëjtë sikurse ai që e bën atë punë
Kushdo që udhëzon dikë për një punë të mirë, do ta ketë shpërblimin të njëjtë sikurse ai që e bën atë punë
Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Një person erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "Më ka ngordhur kafsha, andaj a mund të më gjesh një kafshë për udhëtim (për në betejë)?" Ai ﷺ tha: "Nuk kam." Një person tjetër tha: "O i Dërguari i Allahut, unë do ta drejtoj te dikush që do t'i gjejë kafshë udhëtimi." I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kushdo që udhëzon dikë për një punë të mirë, do ta ketë shpërblimin të njëjtë sikurse ai që e bën atë punë.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە සිංහල ไทย دری Fulfulde Magyar ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Oromoo Wolof Soomaali Български Українська Azərbaycan ქართული Malagasy тоҷикӣ bm Македонскиالشرح
Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "Kafsha kalëruese më ka ngordhur, andaj a mund të më gjesh një kafshë për udhëtim, që të më dërgojë (për ku jam nisur)." Profeti ﷺ i kërkoi falje sepse nuk kishte asnjë kafshë për ta bartur, kështu që një person që ishte i pranishëm tha: "O i Dërguari i Allahut, unë do ta drejtoj te dikush që do t'i gjejë kafshë udhëtimi." Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ e lajmëroi se ai ishte ortak në shpërblim me atë që do t'ia japë kafshën e udhëtimit, sepse nevojtarin e drejtoi tek ai.فوائد الحديث
Inkurajimi për t'i drejtuar të tjerët drejt hairit.
Nxitja për të bërë mirë është nga faktorët e solidaritetit dhe integrimit të komunitetit musliman.
Mirësia e gjerë e Allahut të Lartësuar.
Ky hadith është një rregull e përgjithshme, tek e cila bëjnë pjesë krejt veprat e hairit.
Nëse njeriu nuk ka mundësi ta realizojë dëshirën e atij që kërkon diçka, atëherë e drejton te tjetri.
التصنيفات
Virtytet e larta