إعدادات العرض
O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!
O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!
Omer ibn Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Isha djalosh i vogël nën përkujdesjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Teksa hanim, dora ime shkonte andej-këndej nëpër pjatë. I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!” Që nga ai çast, vazhdimisht veproj ashtu gjatë ngrënies.”
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو हिन्दी 中文 বাংলা ئۇيغۇرچە Español Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ ไทย 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands Hausa دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली Malagasy Italiano or ಕನ್ನಡ Oromoo Română Soomaali Српски Wolof Українська Moore Tagalog Azərbaycan ქართული Magyarالشرح
Omer ibn Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ishte i biri i gruas së Profetit ﷺ, Umu Selemes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dhe jetonte nën edukimin dhe përkujdesjen e tij, tregon se gjatë ngrënies i lëvizte duart nëpër të gjithë pjatën për të marrë ushqim andej-këndej. Prandaj, Profeti ﷺ ia mësoi atij këto tri rregulla të edukatës së të ngrënit: 1. Përmendja e emrit të Allahut, me "bismilah", në fillim të ngrënies. 2. Ngrënia me dorën e djathtë. 3. Të hahet nga ajo anë e ushqimit që është më afër tij.فوائد الحديث
Prej rregullave të të ngrënit është të fillohet me bismilah (përmendjen e emrit të Allahut).
Fëmijëve t'u mësohen rregullat e edukatës, veçanërisht atyre që janë nën kujdesin e ndonjë njeriu.
Butësia e Profetit ﷺ dhe shpirtgjerësia e tij në mësimin dhe disiplinimin e fëmijëve.
Pjesë e edukatës së të ngrënit është që njeriu të hajë para vetes, përjashtim bën vetëm nëse ka lloje të ndryshme (ushqimesh a frutash), e në atë rast lejohet të merret (edhe në anët e tjera).
Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) u përmbaheshin rregullave që ua jepte Profeti ﷺ, e kjo përfitohet nga fjala e Omerit: "Që nga ai çast, vazhdimisht veproj ashtu gjatë ngrënies.”
التصنيفات
Rregullat e ngrënies dhe pirjes