إعدادات العرض
“Hipokriti i shëmbëllen deles së hamendur mes dy kopeve: herë shkon te këto, herë tek ato.”
“Hipokriti i shëmbëllen deles së hamendur mes dy kopeve: herë shkon te këto, herë tek ato.”
Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Hipokriti i shëmbëllen deles së hamendur mes dy kopeve: herë shkon te këto, herë tek ato.”
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Moore Kurdî Oromoo Wolof Soomaali Français Tagalog Azərbaycan Українська bm தமிழ் Deutsch ქართული Português Македонски Magyar Русский فارسی 中文 km Malagasyالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron gjendjen e hipokritit, i cili i shëmbëllen deles së hamendur, e cila nuk di cilën nga dy kopetë ta ndjekë: herë shkon te njëra kope, herë te kopeja tjetër. Ata janë të hutuar mes besimit dhe mosbesimit; ata nuk janë me besimtarët, nga ana e jashtme dhe e brendshme, as me jobesimtarët, nga ana e jashtme dhe e brendshme, por pamja e jashtme e tyre është me besimtarët, e brendësia e tyre është në dyshim dhe hezitim; herë anojnë nga besimtarët, e herë nga jobesimtarët.فوائد الحديث
Një nga udhëzimet e Profetit ﷺ është sjellja e shembujve për afrimin e kuptimeve.
Sqarimi i gjendjes së hipokritëve, meqë ata janë në mëdyshje dhe paqëndrueshmëri.
Paralajmërim ndaj gjendjes së hipokritëve dhe inkurajim për sinqeritet dhe vendosmëri në besim, si nga ana jashtme, ashtu edhe nga ana e brendshme.
التصنيفات
Nifaku - hipokrizia