إعدادات العرض
“Nuk ka besuar (plotësisht) ai që nuk i ka dëshirat në përputhje me atë që kam sjellë unë.”
“Nuk ka besuar (plotësisht) ai që nuk i ka dëshirat në përputhje me atë që kam sjellë unë.”
Ebu Muhamed Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ka besuar (plotësisht) ai që nuk i ka dëshirat në përputhje me atë që kam sjellë unë.”
[قال النووي: حديث صحيح] [رويناه في كتاب الحجة بإسناد صحيح]
الترجمة
العربية Español አማርኛ English اردو Indonesia বাংলা Français Türkçe Русский Bosanski සිංහල हिन्दी 中文 فارسی Tiếng Việt Tagalog Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ ไทย Deutsch پښتو অসমীয়া Nederlands ગુજરાતી Кыргызча नेपाली Lietuvių دری Српски тоҷикӣ Kinyarwanda Magyar Čeština Moore Malagasy Oromoo ಕನ್ನಡ Wolof Azərbaycan O‘zbek Українська ქართული Македонски ភាសាខ្មែរ Bambara ਪੰਜਾਬੀ मराठी Kirundi Kurmancî Bahasa Melayuالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se njeriu nuk e ka plotësuar imanin që i kërkohet, derisa dashuria e tij të jetë në përputhje me atë që ka sjellë Profeti ﷺ, qoftë nga urdhrat, ndalesat e gjëra të tjera. Pra ta dojë atë që ai e ka urdhëruar dhe ta urrejë atë që ai e ka ndaluar.فوائد الحديث
Ky hadith shërben si një rregull për nënshtrimin ndaj sheriatit.
Paralajmërohet njeriu që të mos gjykojë në bazë të logjikës ose zakonit duke i dhënë përparësi mbi ligjet që ka sjellë i Dërguari ﷺ. Sepse ai që e bën një gjë të tillë është cilësuar si njeri pa iman.
Është obligim të gjykohet me sheriat në çdo çështje, për shkak të fjalës së Profetit ﷺ: “... me atë që kam sjellë.”
Imani shtohet me adhurim dhe pakësohet me mëkatim.
