إعدادات العرض
Kush var hajmali në trup ka bërë shirk (idhujtari)!
Kush var hajmali në trup ka bërë shirk (idhujtari)!
Nga Ukbeh ibn Amir el-Xhuheni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) i erdhi një delegacion dhe ai lidhi besën me nëntë prej tyre, ndërsa me njërin jo. Ata i thanë: "O Profet i Allahut, e lidhe besën me nëntë veta dhe le njërin?" Pejgamberi tha: "Ai mban në trup një hajmali!" Sakaq, personi e mori dhe e grisi hajmalinë dhe lidhi besën me Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!). Mandej Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) tha: "Kush var hajmali në trup ka bërë shirk (idhujtari)!"
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Português සිංහල Svenska ગુજરાતી Yorùbá ئۇيغۇرچە Tiếng Việt Kiswahili پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Čeština नेपाली Oromoo Nederlands Soomaali తెలుగు Српски മലയാളം Kinyarwanda Română ಕನ್ನಡ Lietuvių Wolof Magyar ქართული Moore Українська Македонски Azərbaycan አማርኛ Malagasyالشرح
Një grup njerëzish prej dhjetë vetash erdhën te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe ai lidhi besën e Islamit dhe të ndjekjes me nëntë prej tyre dhe e la të dhjetin. Kur e pyetën për arsyen e kësaj, ai tha se në trupin e tij gjendet një hajmali, e cila lidhet ose varet në trup dhe përbëhet nga rruaza ose nga gjëra të tjera, dhe mbahet për të larguar mësyshin apo dëmet e tjera. Personi e futi dorën menjëherë te vendi ku ndodhej hajmalia dhe e grisi atë dhe më pas e hodhi. Pas kësaj, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e lidhi besën me të, e duke paralajmëruar nga hajmalitë dhe duke sqaruar dispozitën fetare mbi to tha: "Kush var hajmali ka bërë shirk!"فوائد الحديث
Kush mbështetet te dikush tjetër veç Allahut, Ai e trajton atë me të kundërtën e qëllimit të tij.
Besimi se varja e hajmalive është shkak për largimin e së keqes dhe të mësyshit, është shirk i vogël. E, nëse beson se ato kanë forcë në vetvete për të të ndihmuar, atëherë ky është shirk i madh.
التصنيفات
Teuhidi uluhije