إعدادات العرض
“Ai që e kryen haxhillëkun në Qabe, duke u larguar nga çdo veprim intim bashkëshortor dhe pa mëkatuar, kthehet sikurse ditën që e ka lindur nëna.”
“Ai që e kryen haxhillëkun në Qabe, duke u larguar nga çdo veprim intim bashkëshortor dhe pa mëkatuar, kthehet sikurse ditën që e ka lindur nëna.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Ai që e kryen haxhillëkun në Qabe, duke u larguar nga çdo veprim intim bashkëshortor dhe pa mëkatuar, kthehet sikurse ditën që e ka lindur nëna.”
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල ไทย دری Akan Azərbaycan Български Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy नेपाली or Română Kinyarwanda тоҷикӣ O‘zbek Moore Wolof Oromoo Српски Soomaali bm Українська Tagalog rn km ქართული Македонски Lingalaالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se ai që e kryen haxhillëkun për hir të Allahut të Lartësuar dhe nuk bën (ar.) rafeth, respektivisht nuk bën marrëdhënie intime e as gjërat që i nxisin ato, si: puthja dhe prekja (me epsh), gjithashtu kjo fjalë (ar. rafeth) nënkupton fjalët e turpshme, si dhe nuk bën (ar.) fusuk, që nënkupton se nuk bën mëkate e vepra të këqija, ndërkohë (ar. fusuk) është edhe veprimi i gjërave të ndaluara gjatë ihramit, kështu që i tilli kthehet me mëkate të falura, ashtu siç lind fëmija i pastër nga mëkatet.فوائد الحديث
Shkelja e dispozitave fetare (ar. fusuk) është e ndaluar në çdo moment dhe gjendje, mirëpo gjatë kryerjes së haxhillëkut është më e ndaluar, si respekt për ritualet e haxhillëkut.
Njeriu lind pa mëkate, i liruar nga ato dhe nuk e mbart mëkatin e të tjerëve.
التصنيفات
Vlera e haxhit dhe umres