إعدادات العرض
“Kumtoni prej meje qoftë dhe një ajet, si dhe nuk ka të keqe t'i transmetoni gojëdhënat e benu israilëve. Ai që gënjen për mua qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”
“Kumtoni prej meje qoftë dhe një ajet, si dhe nuk ka të keqe t'i transmetoni gojëdhënat e benu israilëve. Ai që gënjen për mua qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”
Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kumtoni prej meje qoftë dhe një ajet, si dhe nuk ka të keqe t'i transmetoni gojëdhënat e benu israilëve. Ai që gënjen për mua qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी සිංහල ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands Kiswahili தமிழ் ไทย دری Български Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy or Română Kinyarwanda тоҷикӣ O‘zbek Akan नेपाली Moore Azərbaycan Wolof Oromoo Soomaali Українська bm km rn ქართული mk Српски lnالشرح
Profeti ﷺ na urdhëron në këtë hadith që të kumtohet dituria prej tij, qoftë nga Kurani, qoftë nga Suneti, edhe nëse është diçka e vogël, bie fjala, një ajet nga Kurani ose një hadith, me kusht që ai ta dijë atë që po e kumton dhe të thërrasë tek ai. Më pas Profeti ﷺ sqaroi se nuk ka të keqe që të transmetohen gojëdhënat e benu israilëve se çfarë u ndodhi atyre, por që nuk bien ndesh me sheriatin tonë. E më pas tërhoqi vërejtjen që të mos gënjehet për të dhe se ai që gënjen për të qëllimisht, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.فوائد الحديث
Nxitja për ta kumtuar fenë e Allahut dhe se njeriu duhet ta zbatojë atë që e ka mësuar përmendsh dhe e ka kuptuar, edhe nëse është e lehtë.
Është detyrë të kërkohet dija fetare, që njeriu të ketë mundësi ta adhurojë Allahun dhe ta kumtojë fenë e Tij në mënyrë të saktë.
Është obligim të vërtetohemi se a është i vërtetë hadithi para se ta kumtojmë ose ta shpërndajmë, duke pasur kështu kujdes që të mos futemi në këtë kërcënim të rëndë.
Inkurajimi për ta thënë të vërtetën dhe për të pasur kujdes në raport me hadithet, për të mos rënë kështu në gënjeshtër, sidomos në fenë e Allahut të Lartmadhëruar.