“Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do t'i japë të drejtë në trashëgimi.”

“Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do t'i japë të drejtë në trashëgimi.”

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do t'i japë të drejtë në trashëgimi.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na njofton se Xhibrili ia përsëriste vazhdimisht dhe e porosiste që të kujdesej për fqinjin, i cili është afër shtëpisë, qoftë musliman, qoftë jomusliman, qoftë i afërm, qoftë i largët, duke ia ruajtur të drejtën dhe duke mos e dëmtuar, duke i bërë mirë dhe duke duruar dëmin që mund ta shkaktojë, saqë Profeti ﷺ, duke e parë respektin që gëzon fqinji dhe faktin se Xhibliri e porosiste në vazhdimësi për këtë gjë, mendoi se do të zbriste shpallje ku fqinji do të kishte të drejtë në trashëgimi.

فوائد الحديث

E drejta e fqinjit është e madhe dhe është obligim që kjo gjë të merret në konsideratë.

Theksimi i së drejtës së tij përmes kësaj porosie nënkupton domosdoshmërinë e nderimit të tij, të mirësjelljes me të, të pengimit të dëmit ndaj tij, të vizitës kur është i sëmurë, të urimit kur është i lumtur dhe të ngushëllimit kur është në fatkeqësi.

Sa më afër të jetë dera e fqinjit, aq më e fortë është e drejta e tij.

Përsosuria e fesë, meqë ajo përfshin në vete atë gjë që është e mirë për shoqërinë, si: mirëbërsia ndaj fqinjëve dhe largimi i dëmeve nga ata.

التصنيفات

Pajtimi dhe normat që kanë të bëjnë me fqinjësinë