إعدادات العرض
Në Ditën e Gjykimit, asgjë nuk do të jetë më e rëndë në peshoren e besimtarit sesa morali i mirë. Pa dyshim, Allahu e urren njeriun e pandershëm dhe të paturpshëm
Në Ditën e Gjykimit, asgjë nuk do të jetë më e rëndë në peshoren e besimtarit sesa morali i mirë. Pa dyshim, Allahu e urren njeriun e pandershëm dhe të paturpshëm
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Në Ditën e Gjykimit, asgjë nuk do të jetë më e rëndë në peshoren e besimtarit sesa morali i mirë. Pa dyshim, Allahu e urren njeriun e pandershëm dhe të paturpshëm."
[Ky hadith është sahih]
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Português සිංහල Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە Tiếng Việt Kiswahili پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Malagasy नेपाली Čeština Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు മലയാളം ไทย Српски Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Lietuvių Wolof Українська ქართული Moore Magyar Македонскиالشرح
Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka njoftuar se fjala apo vepra më e rëndë në peshoren e besimtarit në Ditën e Gjykimit do të jetë morali i mirë, i cili konsiston në fytyrën e qeshur, moslëndimin e të tjerëve dhe bamirësinë. Allahu i Madhëruar e urren atë njeri që është i paturpshëm në veprat dhe fjalët e tij dhe atë që përdor fjalë të pista.فوائد الحديث
Vlera e moralit të lartë, përmes të cilit njeriu fiton dashurinë e Allahut dhe dashurinë e njerëzve. Morali i lartë do të jetë gjëja më madhështore që do të peshohet në Ditën e Gjykimit.