إعدادات العرض
“Personi më i keq vjedhës është ai që vjedh në namazin e tij.” I tha: "Si mund ta vjedhë namazin?" Profeti ﷺ ia ktheu: “Nuk e plotëson as sexhden e as rukunë.”
“Personi më i keq vjedhës është ai që vjedh në namazin e tij.” I tha: "Si mund ta vjedhë namazin?" Profeti ﷺ ia ktheu: “Nuk e plotëson as sexhden e as rukunë.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Personi më i keq vjedhës është ai që vjedh në namazin e tij.” I tha: "Si mund ta vjedhë namazin?" Profeti ﷺ ia ktheu: “Nuk e plotëson as sexhden e as rukunë.”
[Ky hadith është sahih] [E shënon Ibn Hibbani]
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली తెలుగు Bosanski Italiano ಕನ್ನಡ Kurdî മലയാളം Oromoo Română Soomaali Српски Українська Wolof Tagalog Moore Malagasy தமிழ் Azərbaycan فارسی ქართული 中文 Magyarالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se njeriu më i shëmtuar që vjedh është ai që vjedh në namazin e tij. Kjo, për shkak se përvetësimi i pasurisë së dikujt tjetër mund t'i bëjë dobi njeriut në këtë botë, ndryshe nga ky hajdut, sepse ai ka vjedhur shpërblimin e hakut të vet. I thanë: "O i Dërguari i Allahut, si mund të vjedhë në namazin e tij?" Profeti ﷺ tha: "Nuk e plotëson as rukunë e as sexhden." Kjo, sepse nxiton gjatë rukusë dhe sexhdes, e nuk i kryen ato në mënyrë të përsosur.فوائد الحديث
Rëndësia e faljes së namazit në mënyrë të përkryer, duke i çuar në vend shtyllat e tij me qetësi dhe përkushtim.
Përshkrimi i atij që nuk e plotëson rukunë dhe sexhden se është hajdut, për ta larguar nga ky veprim dhe për t'ia tërhequr vërejtjen ndaj këtij harami.
Është e obligueshme që gjatë namazit të plotësohet rukuja e sexhdeja dhe të drejtohemi mes tyre.