إعدادات العرض
Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre e as mos e shndërroni varrin tim në vendfestë, por më dërgoni salavate, sepse salavati juaj më arrin kudo që jeni!”
Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre e as mos e shndërroni varrin tim në vendfestë, por më dërgoni salavate, sepse salavati juaj më arrin kudo që jeni!”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre e as mos e shndërroni varrin tim në vendfestë, por më dërgoni salavate, sepse salavati juaj më arrin kudo që jeni!”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල தமிழ் ไทย دری Akan Български Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy नेपाली or Română Kinyarwanda тоҷикӣ O‘zbek Azərbaycan Moore Wolof Oromoo Soomaali Українська bm km rn Српски ქართული Македонскиالشرح
Profeti ﷺ me këtë hadith ndaloi që shtëpitë të jenë të zhveshura nga falja e namazit (vullnetar), sepse shdërrohen në varreza, në të cilat nuk falet namazi. Ai po ashtu e ndaloi të vizitohet varri i tij shpesh dhe të tubohen rregullisht tek ai, sepse kjo është shkak që çon në shirk (idhujtari). Në vend të kësaj, ai i urdhëroi që t'i çohen salavate e selame kudo qofshin nëpër botë, sepse këto do t'i arrijnë, nga i afërti e nga i largëti, krejt njëjtë, kështu që nuk ka nevojë ta vizitojnë shpesh varrin e tij.فوائد الحديث
Është e ndaluar që shtëpitë të zhvishen nga adhurimi kushtuar Allahut të Lartësuar.
Ndalohet udhëtimi për të vizituar (ekskluzivisht) varrin e Profetit ﷺ, sepse ai urdhëroi t'i çojmë salavate dhe tregoi se ato i arrijnë. Mirëpo, udhëtmi merret me qëllim të Xhamisë (së Profetit) dhe për të bërë namaz në të.
Është e ndaluar që vizita e varrit të Profetit ﷺ të shndërrohet në vendfestë, duke e përsëritur rregullisht në një mënyrë të caktuar në një kohë të caktuar. E njëjta gjë vlen edhe për vizitën e ndonjë varri tjetër.
Ky hadith dëshmon nderimin që Zoti ia bëri Profetit ﷺ, meqë i përligji salavatet dhe selamet për të, në çdo kohë dhe vend.
Pasi ndalimi i faljes së namazit te varret ishte ngulituar te sahabët, kjo është arsyeja pse Profeti ﷺ e ndaloi shndërrimin e shtëpive në varreza, në të cilat nuk falet namazi.
التصنيفات
Vlera e punëve të mira