إعدادات العرض
Njeriut nuk i lejohet të mos i flasë vëllait të vet më shumë se tri net. Kur ata dy takohen, ky ia kthen shpinën, e edhe ai i tjetri ia kthen. Më i miri prej tyre është ai që fillon me selam
Njeriut nuk i lejohet të mos i flasë vëllait të vet më shumë se tri net. Kur ata dy takohen, ky ia kthen shpinën, e edhe ai i tjetri ia kthen. Më i miri prej tyre është ai që fillon me selam
Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Njeriut nuk i lejohet të mos i flasë vëllait të vet më shumë se tri net. Kur ata dy takohen, ky ia kthen shpinën, e edhe ai i tjetri ia kthen. Më i miri prej tyre është ai që fillon me selam."
[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە සිංහල ไทย دری Fulfulde Magyar ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Oromoo Wolof Soomaali Български Українська Azərbaycan ქართული lnالشرح
Profeti ﷺ ndaloi që muslimani ta bojkotojë vëllanë e tij musliman për më shumë se tri net, duke mos u përshëndetur me njëri-tjetrin e duke mos folur mes vete kur të takohen. Më i miri nga këta të dy që janë në grindje është ai që përpiqet ta largojë këtë bojkot dhe fillon të përshëndesë me selam. Ajo që nënkuptohet me bojkot (ar. hexhër) në hadith është bojkoti për gjëra personale, sepse bojkoti për hir të Allahut të Lartësuar, për hakun e Tij, bie fjala, bojkoti i mëkatarëve, bidatçinjve e shokëve të këqij nuk përcaktohet me kohë, por është e ndërlidhur me atë shkak, i cili, po u largua, atëherë largohet edhe bojkoti.فوائد الحديث
Prej këtij hadithi kuptohet se bojkotimi është i lejuar deri në tri net ose më pak, duke e marrë në konsideratë natyrshmërinë njerëzore, kështu që i falet nëse e bojkoton deri në tri net, që t'i largohet kjo urrejtje.
Vlera e selamit. Ai e heq atë (urrejtjen) që është në shpirt dhe është një shenjë që tregon dashuri.
Islami i kushtoi rëndësi vëllazërisë dhe miqësisë së muslimanëve mes vete.