se një burrë erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe foli me të për një çështje dhe pastaj tha: "Si të dojë Allahu dhe si të duash ti!" Sakaq, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha: "A më bëre të barabartë me Allahun!?" Thuaj: "Si të dojë Allahu i Vetëm!

se një burrë erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe foli me të për një çështje dhe pastaj tha: "Si të dojë Allahu dhe si të duash ti!" Sakaq, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha: "A më bëre të barabartë me Allahun!?" Thuaj: "Si të dojë Allahu i Vetëm!

Nga Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se një burrë erdhi te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe foli me të për një çështje dhe pastaj tha: "Si të dojë Allahu dhe si të duash ti!" Sakaq, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) i tha: "A më bëre të barabartë me Allahun!?" Thuaj: "Si të dojë Allahu i Vetëm!"

[Senedi i këtij hadithi është hasen (i mirë)]

الشرح

Një burrë erdhi te Pejgmaberi (paqja qoftë mbi të!) dhe foli me të për një çështje të tijën dhe më pas tha: "Si të dojë Allahu dhe si të duash ti!". Mirëpo Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) nuk i pëlqyen këto fjalë dhe e njoftoi atë se bashkimi midis vullnetit të Allahut dhe vullnetit të krijesës është shirk i vogël dhe nuk i lejohet muslimanit që të shprehet në këtë mënyrë. Mandej ai e udhëzoi atë të thoshte fjalët e sakta që janë: "Si të dojë Allahu i Vetëm!" Duke e ndarë Allahun veçmas me vullnetin e Tij dhe duke mos e bashkuar atë me vullnetin e askujt tjetër në asnjë formë.

فوائد الحديث

Ndalohet të thuhet: "Si të dojë Allahu dhe si të duash ti!" Si dhe shprehje të tilla, ku vullneti i njeriut bashkohet me vullnetin e Allahut, sepse një gjë e tillë është shirk i vogël.

Qortimi i së keqes është detyrë.

Pejgamberi i Allahut (paqja qoftë mbi të!) i ka mbrojtur kufijtë e teuhidit dhe i ka mbyllur rrugët e shirkut.

Kur kritikojmë një ligësi është e udhës që palën tjetër ta orientojmë te një alternativë e lejueshme, duke pasuar kështu Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!).

Fjala e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) në këtë hadith: "Si të dojë Allahu i Vetëm!" dhe fjala e tij në hadithin tjetër: "Thuaj: 'Si të dojë Allahu dhe mandej si të duash ti!'" pajtohen me njëra-tjetrën në këtë mënyrë që fjala: "Thuaj: 'Si të dojë Allahu dhe mandej si të duash ti!" është e lejueshme, ndërsa fjala: "Si të dojë Allahu i Vetëm!" është më e mirë.

Lejohet të thuash: "Si të dojë Allahu dhe mandej si të duash ti!" Por, më e mira është të thuhet: "Si të dojë Allahu i Vetëm!".

التصنيفات

Teuhidi uluhije