إعدادات العرض
“Mos më shenjtëroni siç e kanë shenjtëruar të krishterët të birin e Merjemes. Unë jam rob i Allahut, andaj thoni: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”
“Mos më shenjtëroni siç e kanë shenjtëruar të krishterët të birin e Merjemes. Unë jam rob i Allahut, andaj thoni: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”
Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: "E kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Mos më shenjtëroni siç e kanë shenjtëruar të krishterët të birin e Merjemes. Unë jam rob i Allahut, andaj thoni: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Hausa ไทย دری Български Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy or Română Kinyarwanda тоҷикӣ O‘zbek Akan नेपाली Moore Azərbaycan Wolof Oromoo Soomaali Українська bm km rn ქართული mkالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi teprimin dhe tejkalimin e kufirit fetar në raport me lavdërimin dhe përshkrimin e tij me cilësitë e Allahut të Lartësuar dhe veprimet e Tij të veçanta, ose se ai e di të fshehtën, ose të lutet së bashku me Allahun, siç vepruan të krishterët me Isain, të birin e Merjemes (alejhima selam). Më pas sqaroi se ai është prej robërve të Allahut, si dhe urdhëroi të themi: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij."فوائد الحديث
Tërheqja e vërejtjes nga tejkalimi i kufirit fetar në raport me madhërimin dhe lavdërimin, sepse kjo çon drejt shirkut (idhujtarisë).
Ajo për të cilën tërhoqi vërejtjen Profeti ﷺ ndodhi në këtë umet. Kështu, një grup e tepruan në raport me të Dërguarin e Allahut ﷺ, një grup tjetër e teproi në raport me ehli bejtin (familjen profetike), ndërsa një grup tjetër e tepruan në raport me evlijatë, kështu që ranë në shirk.
I Dërguari i Allahut ﷺ e përshkroi veten si rob i Allahut, për të treguar se ai është rob i nënshtruar i Allahut, të cilit nuk i lejohet t'i kushtohet asnjë nga karakteristikat e Zotit.
I Dërguari i Allahut ﷺ e përshkroi veten si i Dërguari i Allahut, për të treguar se ai është profet i dërguar i Allahut, kështu që duhet besuar dhe duhet ndjekur.
التصنيفات
Teuhidi uluhije