إعدادات العرض
“Zjarri është rrethuar me epshe, kurse Xheneti është rrethuar me vështirësi.”
“Zjarri është rrethuar me epshe, kurse Xheneti është rrethuar me vështirësi.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zjarri është rrethuar me epshe, kurse Xheneti është rrethuar me vështirësi.”
[Ky hadith është sahih] [E shënon Buhariu]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands తెలుగు Kiswahili தமிழ் ไทย دری Български Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy or Română Kinyarwanda тоҷикӣ O‘zbek Akan नेपाली Moore Azərbaycan Wolof Oromoo Soomaali Українська bm km rn ქართული mk Српски lnالشرح
Profeti ﷺ na sqaron në këtë hadith se Zjarri është i rrethuar nga gjëra që i dëshiron shpirti, bie fjala, kryerja e gjërave të ndaluara ose lënia pas dore e vaxhibeve (obligimeve fetare); andaj, kushdo që ndjek tekat dhe dëshirat e veta në këtë, e meriton Zjarrin. Ndërkaq, Xheneti është i rrethuar me gjëra që shpirti i urren, si: vazhdimësia në gjërat e urdhëruara, lënia e gjërave të ndaluara dhe durimi në këtë gjë, kështu që, nëse përpiqet për këtë, meriton të hyjë në Xhenet.فوائد الحديث
Një nga shkaqet e rënies në epshe është se shejtani e zbukuron të keqen dhe të shëmtuarën, që shpirti ta shohë si të mirë e të priret drejt saj.
Urdhri për t'u larguar nga dëshirat e ndaluara, sepse është rruga për në Zjarrin e Xhehenemit dhe durimi gjatë vështirësive, sepse është rruga për në Xhenet.
Vlera e vetëpërmbajtjes, zellit në adhurim dhe durimit gjatë vështirësive që i rrethojnë adhurimet.