إعدادات العرض
“Disa njerëz po zhyten në pasurinë e Allahut padrejtësisht. Ditën e Kiametit, të tillët i pret Zjarri.”
“Disa njerëz po zhyten në pasurinë e Allahut padrejtësisht. Ditën e Kiametit, të tillët i pret Zjarri.”
Havle Ensarija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Disa njerëz po zhyten në pasurinë e Allahut padrejtësisht. Ditën e Kiametit, të tillët i pret Zjarri.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල Hausa ไทย دری Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Oromoo Wolof Soomaali Malagasy Български Українська Azərbaycan ქართული lnالشرح
Profeti ﷺ lajmëroi për disa njerëz që i përdorin pasuritë e muslimanëve padrejtësisht dhe i marrin ato pa hak. Ky është një kuptim i përgjithshëm i pasurisë, për sa i përket grumbullimit dhe fitimit të saj në mënyrë të paligjshme dhe shpenzimit të saj në vende të gabuara. Këtu përfshihet ngrënia e pasurisë së jetimëve dhe pasurisë së institucionit të vakëfit. Gjithashtu përfshihet mohimi i amaneteve dhe marrja padrejtësisht nga fondet publike. Më pas Profeti ﷺ lajmëroi se të tillët do të dënohen me zjarr në Ditën e Kiametit.فوائد الحديث
Pasuria që është në duart e njerëzve është pasuri e Allahut. Ai i ka caktuar ata për ta shpenzuar në mënyra të ligjshme dhe për të shmangur përdorimin e saj në mënyrë të paligjshme. Ky është i përgjithshëm (si vendim), për udhëheqësit dhe për njerëzit e tjerë.
Feja është treguar rigoroze në lidhje me pasuritë publike dhe se kujtdo që i besohet ndonjë prej tyre do të japë llogari në Ditën e Kiametit për mbledhjen dhe shpenzimin e tyre.
Ky kërcënim i përfshin ata që e përdorin pasurinë në mënyrë të paligjshme, qoftë e tyre, qoftë e dikujt tjetër.