Ai që i përngjan një populli është prej tyre

Ai që i përngjan një populli është prej tyre

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që i përngjan një populli është prej tyre."

[Hadith hasen]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që i përngjan një populli, qofshin jobesimtarë, gjynahmëdhenj, qofshin njerëz të drejtë - duke bërë diçka që është karakteristikë e tyre në aspektin e besimit, adhurimit ose zakonit, - atëherë ai është njëri prej tyre, sepse përngjasimi me ta në pamjen e jashtme shpie drejt përngjasimit me ta në anën e brendshme. Nuk ka dyshim se përngjasimi me një popull është rezultat i admirimit të tyre, gjë që mund të shkatojë që ata të duhen, të madhërohen dhe të mbështetet njeriu tek ata. Allahu na ruajttë!

فوائد الحديث

Paralajmërimi kundër përngjasimit me jobesimtarët dhe gjynahmëdhenjtë.

Inkurajimi që të përngjasojmë me njerëzit e mirë dhe t'i marrim shembull ata.

Përngjasimi në anën e jashtme trashëgon dashurinë në anën e brendshme.

Njeriu e merr kërcënimin dhe mëkatin në varësi të llojit të përngjasimit.

Ndalimi i shëmbëllimit të jomuslimanëve është ndalim i shëmbëllimit të tyre në fenë dhe në zakonet e tyre, që janë të veçanta për ta. E, sa i përket asaj që nuk është e tillë, si mësimi i zanateve dhe të ngjashme, nuk përfshihet në ndalim.

التصنيفات

Përngjasimi i ndaluar