إعدادات العرض
Lehtësoni e mos vështirësoni, jepni lajme të mira e mos largoni!
Lehtësoni e mos vështirësoni, jepni lajme të mira e mos largoni!
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Lehtësoni e mos vështirësoni, jepni lajme të mira e mos largoni!"
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी සිංහල ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands Kiswahili தமிழ் دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Soomaali Moore Українська Български Wolof Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Oromoo Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëron që njerëzve t'ua lehtësojmë gjërat e të mos ua vështirësojmë, në të gjitha çështjet, qofshin fetare, qoftshin të kësaj bote (kuptohet), brenda kufijve të asaj që Allahu e ka lejuar dhe e ka përligjur. Profeti ﷺ inkurajon që të përgëzojmë për mirësi dhe të mos i largojmë njerëzit prej saj.فوائد الحديث
Besimtari e ka obligim që t'i bëjë njerëzit ta duan Allahun dhe t'i inkurajojë ata të bëjnë mirë.
Thirrësi për tek Allahu duhet të shikojë me urtësi se si ua përcjell njerëzve thirrjen në Islam.
Dhënia e lajmeve të mira si rezultat ka kënaqësinë, afrimin dhe rehatinë për thirrësin dhe për çështjen që ua paraqet njerëzve.
Vështirësimi jep si rezultat largimin, kthimin e shpinës dhe dyshimin në fjalët që thotë thirrësi.
Mëshira e gjerë e Allahut ndaj robërve të Tij dhe se Ai është i kënaqur për ta me një fe të lehtësuar dhe një ligj të lehtë.
Lehtësimi i urdhëruar është ai me të cilin ka ardhur feja.
التصنيفات
Virtytet e larta