Ai që tregon një hadith nga unë që duket se është gënjeshtër, llogaritet njëri prej dy gënjeshtarëve

Ai që tregon një hadith nga unë që duket se është gënjeshtër, llogaritet njëri prej dy gënjeshtarëve

Semura ibn Xhundebi dhe Mugira ibn Shube (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që tregon një hadith nga unë që duket se është gënjeshtër, llogaritet njëri prej dy gënjeshtarëve."

[Ky hadith është sahih] [رواه مسلم في مقدمته]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që citon një hadith prej tij, ndërkohë ai e di, mendon ose mendon se ka shumë të ngjarë që ai të jetë gënjeshtër kundër tij ﷺ, atëherë cituesi është bashkëpjesëmarrës me atë që e filloi këtë gënjeshtër.

فوائد الحديث

Verifikimi i haditheve të transmetuara nga Profeti ﷺ dhe vërtetimi i saktësisë së tyre para se të transmetohen.

Përshkrimin si gënjeshtar e merr çdokush që shpik gënjeshtrën dhe ata që e transmetojnë dhe e përhapin atë midis njerëzve.

Është haram të transmetohet hadithi i shpikur (ar. meudu) për atë që e di se është i tillë ose që mendon se ka shumë të ngjarë të jetë i shpikur, përveç nëse është për të tërhequr vërejtjen kundër tij.

التصنيفات

Rëndësia dhe pozita e Sunetit, Vetitë e këqija