إعدادات العرض
Ia dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ se do ta dëgjojmë dhe do t'i bindemi në kohë të vështira e në kohë të qeta, në gjërat që i duam dhe s'i duam, edhe nëse dikush bëhet padrejtësisht hisetar në hakun tonë
Ia dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ se do ta dëgjojmë dhe do t'i bindemi në kohë të vështira e në kohë të qeta, në gjërat që i duam dhe s'i duam, edhe nëse dikush bëhet padrejtësisht hisetar në hakun tonë
Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Ia dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ se do ta dëgjojmë dhe do t'i bindemi në kohë të vështira e në kohë të qeta, në gjërat që i duam dhe s'i duam, edhe nëse dikush bëhet padrejtësisht hisetar në hakun tonë; nuk do t'ua cenojmë atyre postin që u takon, si dhe do ta flasim të vërtetën kudo që gjendemi dhe s'do t'ia kemi frikën qortimit të asnjë qortuesi në rrugëtimin drejt Allahut."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල Hausa ไทย دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली Malagasy Italiano or ಕನ್ನಡ Oromoo Română Soomaali Српски Wolof Українська Moore Azərbaycan ქართული Magyarالشرح
Profeti ﷺ e mori besën nga sahabët për t'iu nënshtruar prijësve dhe sundimtarëve (muslimanë) në kohë të qeta dhe të vështira; në kohë mirëqenieje e varfërie, pavarësisht nëse urdhrat e tyre janë të dëshirueshme apo të papëlqyera për shpirtin. Madje, edhe nëse sundimtarët padrejtësisht bëhen hisetarë mbi nënshtetasit në pasurinë publike, pozitat ose gjëra të tjera është obligim që ata të dëgjohen dhe t'i binden në mirësi (e jo në mëkat). Gjithashtu, nuk duhet të bëjnë kryengritje kundër tyre, sepse trazia dhe dëmi që shkaktohen duke luftuar ndaj tyre është më i madh dhe më i rëndë se dëmi që ka ndodhur për shkak të padrejtësisë së tyre. Po ashtu ia dhanë besën se do ta thonë të vërtetën në çdo vend që janë, duke e bërë këtë sinqerisht për Allahun dhe të mos kenë frikë nga ata që i qortojnë.فوائد الحديث
Dobia e bindjes ndaj prijësve qëndron në bashkimin e fjalës së muslimanëve dhe flakjen e përçarjes.
Është obligim të dëgjojmë dhe t'u bindemi prijësve (muslimanë) në kohë të vështira dhe në kohë të qeta, në gjërat që i duam dhe s'i duam, edhe nëse dikush bëhet padrejtësisht hisetar në hakun tonë.
Është obligim ta themi të vërtetën kudo që jemi, pa pasur frikë askënd në rrugëtimin drejt Allahut.