إعدادات العرض
“Kur të shkoni për të kryer nevojën fiziologjike, as mos u drejtoni nga kibla, as mos ia ktheni shpinën, por kthehuni nga lindja ose nga perëndimi!”
“Kur të shkoni për të kryer nevojën fiziologjike, as mos u drejtoni nga kibla, as mos ia ktheni shpinën, por kthehuni nga lindja ose nga perëndimi!”
Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të shkoni për të kryer nevojën fiziologjike, as mos u drejtoni nga kibla, as mos ia ktheni shpinën, por kthehuni nga lindja ose nga perëndimi!” Më pas Ebu Ejubi vijon: "Kur erdhëm në Sham, nevojtoret i gjetëm të ndërtuara në drejtim të kiblës. Kështu që ndërronim drejtimin dhe (pasi dilnim), i kërkonim falje Allahut të Lartësuar."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी සිංහල ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî Kiswahili دری অসমীয়া Tiếng Việt Svenska Yorùbá Кыргызча ગુજરાતી नेपाली മലയാളം Română Nederlands Soomaali پښتو తెలుగు Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული Українська Čeština Magyar Македонски Lietuvių Azərbaycan Wolof አማርኛ Malagasy Oromoo ไทย Deutsch मराठी ਪੰਜਾਬੀ O‘zbek ភាសាខ្មែរالشرح
Profeti ﷺ ia ndaloi njeriut që dëshiron të kryejë nevojat fiziologjike, qoftë nevojën e madhe apo të vogël, të kthehet me fytyrë nga kibla dhe drejtimi i Qabesë, si dhe ia ndaloi të kthejë shpinën andej. Por, ai duhet të kthehet në drejtim të lindjes ose perëndimit, nëse kibla në vendin e tij është njësoj si kibla e banorëve të Medinës. Pastaj Ebu Ejubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se, kur vajtën në Sham, gjetën nevojtore të ndërtuara për nevojat fiziologjike, në drejtim të Qabesë, andaj muslimanët i mënjanonin trupat e tyre nga kibla, e megjithatë i kërkonin falje Allahut duke thënë: "Estagfirullah (kur dilnin prej nevojtoreve).فوائد الحديث
Urtësia e kësaj është madhërimi dhe respektimi i Qabesë së nderuar.
Istigfari (kërkimi faljes) pas daljes nga vendi i kryerjes së nevojave fiziologjike.
Metoda e mrekullueshme e Profetit ﷺ gjatë mësimdhënies; ai nuk u mjaftua vetëm pe përmendjen e veprimit të ndaluar, por udhëzoi drejt alternativës së lejuar.
