إعدادات العرض
“Gjithë umeti im do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë
“Gjithë umeti im do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Gjithë umeti im do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë.” Të pranishmit pyetën: "O i Dërguar i Allahut, e kush refuzon?" Profeti ﷺ tha: "Kush më bindet mua, do të hyjë në Xhenet, e, kush më kundërshton, ka refuzuar."
الترجمة
ar bn bs en es fa fr id ru tl tr ur zh hi ku ha pt ml te sw ta my de ja ps vi as sv cs gu yo nl ug si prs ff hu kn ky lt or ro rw sr uz mos ne tg wo so bg uk az ka bm mk el km am mg omالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na njofton se tërë umeti i tij do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë! Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) pyetën: "Kush refuzon, o i Dërguari i Allahut?!" Kësisoj Profeti ﷺ iu përgjigj atyre: "Kushdo që i nënshtrohet, e pason dhe i bindet Profetit ﷺ, do të hyjë në Xhenet. Sa i përket atij që nuk iu bind dhe nuk iu nënshtrua fesë, në fakt ai refuzoi të hyjë në Xhenet me veprat e tij të këqija.فوائد الحديث
Bindja ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ është njëkohësisht bindje ndaj Allahut, sikundërqë kundërshtimi i tij është kundërshtim i Allahut.
Bindja ndaj të Dërguarit ﷺ e bën të obliguar Xhenetin, sikundrëqë kundërshtimi i tij e bën të obliguar Zjarrin.
Sihariqi për të bindurit e këtij umeti (populli) se që të gjithë do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që nuk i binden Allahut e të Dërguarit të Tij.
Dhembshuria e Profetit ﷺ për umetin e tij dhe kujdesi i tij që ata të udhëzohen.
التصنيفات
Profeti ynë, Muhamedi ﷺ