إعدادات العرض
A e dëgjon ezanin për namaz?” Ai iu përgjigj: “Po.” Profeti ﷺ i tha: “Përgjigjju, pra!”
A e dëgjon ezanin për namaz?” Ai iu përgjigj: “Po.” Profeti ﷺ i tha: “Përgjigjju, pra!”
Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon “Një njeri i verbër erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nuk kam askënd të ma tregojë rrugën për në xhami.” Pastaj kërkoi nga i Dërguari i Allahut ﷺ ta lejojë të falet në shtëpi. Profeti ﷺ ia lejoi, mirëpo, kur ai mori të kthehej, Profeti ﷺ i tha: “A e dëgjon ezanin për namaz?” Ai iu përgjigj: “Po.” Profeti ﷺ i tha: “Përgjigjju, pra!”
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو हिन्दी Tagalog 中文 বাংলা ئۇيغۇرچە Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ ไทย 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල Hausa دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Kinyarwanda नेपाली Română Српски Soomaali Deutsch Moore Українська Български Wolof Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Македонскиالشرح
Një i verbër erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Unë jam i verbër dhe nuk kam njeri që të më ndihmojë e të më marrë për dore në xhami për faljen e pesë vakteve" dhe kështu kërkonte lehtësim nga Profeti ﷺ, që të mos merrte pjesë në faljen e namazit me xhemat, e në atë rast Profeti ﷺ ia lejoi. Mirëpo, kur njeriu po largohej, Profeti ﷺ e thirri dhe e pyeti: "A e dëgjon ezanin për namaz?” Ai iu përgjigj: “Po." Profeti ﷺ i tha: “Përgjigjju pra thirrësit për në namaz!”فوائد الحديث
Namazi me xhemat është obligim (vaxhib), sepse lehtësimi ndodh për një gjë që është e obliguar dhe vaxhib.
Fjala e Profetit ﷺ: "Përgjigjju!", për atë që e dëgjon thirrjen, tregon se namazi me xhemat është obligim, sepse në parim urdhri tregon se një gjë e tillë është obligim.