إعدادات العرض
S'ka dëm e as dëmtim. Atë që e dëmton (ndonjë besimtar), Allahu do ta dëmtojë, ndërsa atij që ia vështirëson (ndonjë besimtari), Allahu do t'ia vështirësojë
S'ka dëm e as dëmtim. Atë që e dëmton (ndonjë besimtar), Allahu do ta dëmtojë, ndërsa atij që ia vështirëson (ndonjë besimtari), Allahu do t'ia vështirësojë
Ebu Seid el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "S'ka dëm e as dëmtim. Atë që e dëmton (ndonjë besimtar), Allahu do ta dëmtojë, ndërsa atij që ia vështirëson (ndonjë besimtari), Allahu do t'ia vështirësojë."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español Français Bahasa Indonesia Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili فارسی தமிழ் မြန်မာ Русский Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල ไทย دری Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Malagasy тоҷикӣ Oromoo Wolof Soomaali Български Українська Azərbaycan ქართული bm Македонскиالشرح
Profeti ﷺ ka thënë se dëmi me të gjitha llojet dhe manifestimet e tij duhet të pengohet nga vetja dhe nga të tjerët, kështu që është njësoj e nuk i lejohet askujt që të dëmtojë as vetveten e as të tjerët. Atij nuk i lejohet që ta kthejë dëmin me dëm, sepse dëmi nuk zhbëhet me dëm, veçse gjatë implementimit të ligjit të barazisë në ndëshkim (ar. kisas), duke mos bërë shkelje në këtë rast. Pastaj Profeti ﷺ e sqaroi kërcënimin për atë që i dëmton të tjerët, se do ta zërë dëmi dhe atë që ua vështirëson njezëzve, do ta zërë vështirësia.فوائد الحديث
Ndalimi i ndëshkimit me më shumë sesa që ka bërë dëm.
Allahu nuk i urdhëroi robërit e Tij diçka që u bën dëm.
Dëmtimi është i ndaluar, qoftë me fjalë e vepër, qoftë me lënie.
Ndëshkimi është sipas llojit të veprës: "Atë që e dëmton (ndonjë besimtar), Allahu do ta dëmtojë, ndërsa atij që ia vështirëson (ndonjë besimtari), Allahu do t'ia vështirësojë."
Prej rregullave të ligjit islam është: "Dëmi duhet mënjanuar." Pra, ligji islam nuk e aprovon dëmin, përkundrazi e refuzon dëmtimin.