إعدادات العرض
“Nëse dikush vjen, pasi të jeni bashkuar rreth një prijësi dhe dëshiron që të thyejë boshtin tuaj ose të shpartallojë unitetin tuaj, vriteni.”
“Nëse dikush vjen, pasi të jeni bashkuar rreth një prijësi dhe dëshiron që të thyejë boshtin tuaj ose të shpartallojë unitetin tuaj, vriteni.”
Arfexhe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Nëse dikush vjen, pasi të jeni bashkuar rreth një prijësi dhe dëshiron që të thyejë boshtin tuaj ose të shpartallojë unitetin tuaj, vriteni.”
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Русский اردو हिन्दी Bahasa Indonesia 中文 বাংলা ئۇيغۇرچە Español Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ ไทย 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands Türkçe Hausa دری Кыргызча Lietuvių Kinyarwanda नेपाली Italiano or ಕನ್ನಡ Oromoo Română Soomaali Српски Wolof Українська Tagalog Moore Malagasy Azərbaycan ქართული Magyarالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, nëse muslimanët janë pajtuar të caktojnë një kalif të caktuar dhe janë një bashkësi e dikush dëshiron të shkarkojë kalifin për të cilin janë pajtuar ose dëshiron t'i përçajë muslimanët në më shumë se një xhemat, është detyrë e tyrja ta ndalojnë e ta luftojnë, për të shmangur kështu të keqen e tij dhe për të parandaluar derdhjen e gjakut të muslimanëve.فوائد الحديث
Është detyrë dëgjimi dhe bindja ndaj prijësit të muslimanëve në gjërat që nuk përbëjnë mëkat dhe është i ndaluar rebelimi kundër tij.
Kushdo që rebelohet kundër prijësit të muslimanëve dhe xhematit të tyre, duhet të luftohet, pavarësisht nga pozita e tij: qoftë famë, qoftë prejardhje.
Inkurajimi që muslimanët të bashkohen dhe të qëndrojnë larg përçarjes dhe mospajtimeve.
التصنيفات
Ngritja kundër prijësit