Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja

Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Me të vërtetë, Allahu nuk i shikon pamjet dhe pasuritë tuaja, por i shikon zemrat dhe veprat tuaja."

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ tregon se Allahu i Lartësuar nuk i shikon trupat dhe pamjet e robërve të Tij, se a janë ato të bukura apo të shëmtuara, a janë të mëdhenj apo të vegjël e a janë të sëmurë a të shëndoshë. Po ashtu nuk shikon në pasuritë e tyre, se a është shumë apo pak. Allahu i Lartmadhëruar nuk i ndëshkon dhe nuk i merr në llogari robërit e Tij për këto çështje dhe dallimet që ata i kanë në to, por Ai i shikon zemrat e tyre: devotshmërinë, bindjen, vërtetësinë dhe sinqeritetin që ndodhet në zemra, pra se a kishte qëllim syefaqësinë e reputacionin, si dhe i shikon veprat e tyre sa i përket të qenit të tyre në rregull apo jo dhe shpërblen për to.

فوائد الحديث

Kujdesi për përmirësimin dhe pastrimin e zemrës nga çdo cilësi e përbuzur.

Përmirësimi i zemrës arrihet me sinqeritet, ndërsa përmirësimi i veprës arrihet me pasimin e Profetit ﷺ. Këto dyja (zemra dhe vepra) janë objekt i vëzhgimit dhe marrjes në konsideratë tek Allahu i Lartësuar.

Njeriu nuk duhet të mashtrohet nga pasuria, bukuria ose trupi i tij, apo nga çfarëdo gjëje tjetër nga aspektet e kësaj bote.

Tërheqja e vërejtjes kundër mbështetjes në anën e dukshme pa e përmirësuar anën e brendshme.

التصنيفات

Teuhidi i emrave dhe cilësive të Allahut, Veprat e zemrës