إعدادات العرض
O Allah! Ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i mundon ata, mundoje edhe Ti atë! E, ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i trajton me butësi, trajtoje edhe Ti me butësi!
O Allah! Ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i mundon ata, mundoje edhe Ti atë! E, ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i trajton me butësi, trajtoje edhe Ti me butësi!
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tansmeton e thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë në shtëpinë time: "O Allah! Ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i mundon ata, mundoje edhe Ti atë! E, ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i trajton me butësi, trajtoje edhe Ti me butësi!"
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە සිංහල ไทย دری Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली тоҷикӣ Oromoo Wolof Soomaali Malagasy Български Українська Azərbaycan ქართული Lingala bm Македонскиالشرح
I Dërguari i Allahut ﷺ bëri lutje kundër gjithë atyre që marrin ndonjë post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve, qofshin ato të vogla, qofshin të mëdha, qoftë kjo udhëheqësi e përgjithshme, qoftë udhëheqësi e pjesshme, e veçantë, ku i mundon dhe nuk tregohet i butë. Të tillin Allahu i Lartësuar do ta "shpërblejë" në varësi të veprës së tij, pra, do ta mundojë e do t'ia vështirësojë. Me atë që tregohet i butë dhe ua lehtëson punët muslimanëve, Allahu do të sillet butësisht dhe do t'ia lehtësojë punët.فوائد الحديث
Është obligim për atë që merr ndonjë post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve që t'i trajtojë me butësi, aq sa mundet.
Shpërblimi-ndëshkimi është sipas llojit të veprës.
Peshorja e asaj që konsiderohet butësi ose mundim - ashpërsi është ajo që nuk bie në kundërshtim me Kuranin dhe Sunetin.